Mateo dhe Brikena po shijojnë ditët e verës së bashku në një nga plazhet e Shqipërisë, duke ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre, shkruan Raporto24.
Çifti shfaqet mjaft i lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa pozat e publikuara pasqyrojnë atmosferën e bukur dhe harmoninë mes tyre.
Megjithatë, përveç imazheve, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr edhe një detaj interesant. Mateo ka vendosur një “emoji” majmuni, që duket se i referohet me humor Brikenës, duke i dhënë postimit një notë lozonjare.






