Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina, pritet që shumë shpejt të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë, shkruan Raporto24.
Teksa pritja po i afrohet fundit, emocionet duket se nuk janë të pranishme vetëm te çifti, por edhe te familjarët e Lotinës.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të realizuar së bashku me prindërit e saj, ku të tre shfaqen duke vendosur duart mbi barkun e saj të rrumbullakosur. Ky moment i ngrohtë familjar është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e gëzimit dhe padurimit të tyre për të mirëpritur anëtarin më të ri të familjes.
Babai i Lotinës, politikani i njohur, Lutfi Haziri duket se mezi pret të marrë rolin e gjyshit.






