Adelina Tahiri vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka ndarë disa imazhe nga pushimet e saj verore, shkruan Raporto24.
E veshur me bikini, këngëtarja ka ekspozuar linjat e saj trupore, ndërsa fotografitë kanë marrë vëmendjen dhe reagimet e shumta të ndjekësve.

Artistja, e cila prej vitesh është e martuar me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, shpesh ndan me publikun momente nga jeta e saj personale dhe familjare.
Çifti janë prindër të një djali, me të cilin kalojnë një pjesë të mirë të kohës, duke publikuar herë pas here edhe momente nga përditshmëria e tyre.





