Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ermal Shala është 19-vjeçari që ka humbur jetën tragjikisht pas një vetaksidenti me motoçikletë, i cili ndodhi pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”, ka deklaruar Krasniqi.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent, mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi 19-vjeçar i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Ermal Shala, ndërsa vdekja e tij tragjike ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.

“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Krasniqi për Sinjalin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU