Kjo e enjte nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për fituesen e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati. Ajo ka bërë të ditur se qenushi i saj, Willy, është zhdukur, duke i shqetësuar jo pak familjarët, shkruan Raporto24.
Lajmin e ka ndarë vetë Selin përmes një postimi në Instagram, ku u ka kërkuar ndihmë ndjekësve për ta gjetur sa më shpejt kafshën e saj shtëpiake.
Sipas saj, Willy dallohet lehtësisht nga një pullë ngjyrë kafe të çelët në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa ka bërë thirrje që kushdo që e sheh t’i shkruajë menjëherë.
“Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, ka shkruar ajo.
Për ta bërë më të lehtë identifikimin e tij, Selin ka publikuar edhe disa fotografi të Willy-t, duke shpresuar se falë ndihmës së ndjekësve ai do të gjendet dhe do të kthehet sa më parë në shtëpi.






