‘Sikur ke hapur kompani aeroplani’, Festa i kthen komentin epik ndjekësit

Blogerja e njohur Festa Qoqaj ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas prezantimit të markës së saj të veshjeve, “Afër”, një projekt që u prit me interes të madh nga ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Gjatë promovimit të koleksionit, Festa publikoi vazhdimisht momente nga prapaskenat, procesi i krijimit dhe lansimi i brandit, duke mbajtur të informuar ndjekësit për çdo hap të këtij rrugëtimi.

Megjithatë, jo të gjithë e pritën pozitivisht këtë promovim. Një komentues e kritikoi për numrin e madh të postimeve, duke i shkruar: “Boll e bajatshme, sikur ke hapur kompani aeroplani.”

Në vend që të përfshihej në debat, Festa zgjodhi t’i përgjigjej me humor. Ajo publikoi një fotografi të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqej brenda kabinës së një aeroplani, e veshur me një nga fustanet e koleksionit të saj.

Me këtë reagim, blogerja e ktheu komentin në një moment argëtues, duke treguar se kritikat i merr me sportivitet dhe zgjedh t’u përgjigjet me ironi e kreativitet.

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU