Pas disa javësh që nuk ishin parë së bashku në publik, fansat nisën të aludonin se raporti mes Gjestit dhe DJ Gimbos mund të ishte ftohur, shkruan Raporto24.
Mungesa e paraqitjeve të përbashkëta krijoi spekulime në rrjetet sociale, pasi dyshja prej kohësh janë parë si miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë të pandashëm.
Megjithatë, të gjitha dyshimet duket se kanë marrë fund. Mbrëmjen e kaluar, para koncertit në Shëngjin, Gjesti publikoi një fotografi në Instastory, ku shfaqet pranë DJ Gimbos.
Të buzëqeshur dhe në atmosferë pozitive, ata lanë të kuptohet se raporti i tyre vazhdon të jetë i pandryshuar.
Me këtë paraqitje, Gjesti dhe DJ Gimbo duket se i kanë dhënë fund zërave për një krisje mes tyre, duke konfirmuar se miqësia dhe bashkëpunimi i tyre mbeten të forta.






