Gjesti me apel të sinqertë për fansat: Ju lutem, mos hajdi te shtëpia ime

Këngëtari i njohur Gjesti ka bërë një reagim publik përmes një postimi në InstaStory, ku u ka drejtuar një kërkesë të veçantë fansave të tij, shkruan Raporto24.

Ai është shprehur mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që merr çdo ditë, duke theksuar se e vlerëson pa masë dëshirën e tyre për ta takuar apo për të realizuar fotografi me të.

Megjithatë, artisti ka sqaruar se shtëpia është i vetmi vend ku mund të pushojë dhe të kalojë kohë me familjen, ndaj vizitat e shpeshta në adresën e tij po ia vështirësojnë privatësinë.

“Nuk dua që askush të ndihet i refuzuar apo i parespektuar, por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia ime”, ka shkruar ai.

Në fund, Gjesti ka siguruar fansat se do të ketë shumë mundësi për t’u takuar në koncerte, evente dhe vende publike, duke i falënderuar për mirëkuptimin dhe respektimin e privatësisë së tij dhe të familjes.

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU