Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Në një reagim publik, Haxhiu theksoi se Kosova qëndron pranë popullit francez në këtë situatë të vështirë.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ajo shtoi se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetje, në përputhje me kapacitetet e saj shtetërore, për të ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në Francë/Raporto24/





