RB Leipzig mund të humbasë njërin nga talentet më të mëdhenj të saj.

Sipas Fabrizio Romanos, 19-vjeçari Yan Diomande ka arritur marrëveshje verbale për kushtet personale me Real Madridin.

Yan Diomande, 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, është shpërthimi i sezonit te RB Leipzig me 12 gola e 7 asiste dhe 3.5 driblime për ndeshje, më i miri në Bundesligë.

Anësor i shpejtë, shpërthyes dhe i gjithanshëm në të dy krahët, krahasohet me Sadio Mane për mënyrën si e kalon mbrojtësin një kundër një.

Pikërisht për këtë i përshtatet idesë së Mourinho-s që “mbrojtja i fiton titujt”.

Ekipet e tij mbrohen me bllok të ulët, por vrasin në kundërsulm dhe Diomande është arma perfekte e tranzicionit – i mban mbrapa mbrojtësit kundërshtarë dhe e kthen një top të vjedhur në rast goli brenda pak sekondave.

PSG-ja megjithatë nuk është dorëzuar dhe pritet të shtyjë deri në fund për ta blerë.

RB Leipzig kërkon rreth 120 milionë euro për kartonin e tij/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU