Xheneta e mbyll kapitullin me Loredanën/ Gjesti shkaktoi përplasjen mes dy ish-mikeshave

Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë rreth raportit të saj me ish-banoren e Big Brother VIP, Loredana Brati, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka më asnjë marrëdhënie, shkruan Raporto24.

Në një intervistë për emisionin “Prive me Liberta Spahiun”, Xheneta u shpreh se miqësia me Loredanën i përket së kaluarës dhe nuk ka më vend për vazhdim.

“Me Loredanën, kapitull i mbyllur”, deklaroi ajo shkurt.

Duke komentuar arsyet e ftohjes së raportit, Xheneta tha se çështja ishte ngritur fillimisht nga vetë Loredana. Ajo shtoi se nuk kishte dashur të sajonte histori, por pretendoi se kishte parë mesazhe që lidhen me Gjestin, të cilat, sipas saj, ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes tyre.

“Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. Është një gjë që më ka treguar vetë, më ka treguar mesazhet, personat e afërt i kanë parë ato mesazhe”, u shpreh Xheneta.

Ajo shtoi se secili ka të drejtë të zgjedhë jetën e tij, por sipas saj nuk ishte e drejtë që disa gjëra të mbaheshin të fshehta.

“Patjetër kanë lirinë e botës të bëhen bashkë, të bëjnë edhe fëmijë sot, por jo të dalin nga shtëpia ime. Nuk besoj se është e duhura me ngrënë në tavolinë dhe të bëj gjëra fshehur”, deklaroi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU