E diela e 19 prillit sjell emocione të forta në futbollin kosovar, ku në orën 15:00 startojnë tri takime tejet interesante në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.
Vëmendja kryesore do të jetë në Malishevë, ku skuadra vendase pret kampionët në fuqi, Ballkanin, në një sfidë që peshon shumë për fatet e titullit. Ndërkohë, në Skenderaj, Drenica do të kërkojë pikë shpëtimi ndaj Dritës pretendente, ndërsa në Gjilan zhvillohet ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit, dy skuadra që gjithmonë dhurojnë spektakël mes vete.
Këto përballje vijnë në një moment kritik të kampionatit, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë si në garën për kreun e tabelës, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.
KosovaPress


