Van Dijk vulos derbin në minutat e fundit kundër Everton

Derbi i Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit ka prodhuar një spektakël të vërtetë dhe dramë deri në frymën e fundit, ku “The Reds” arritën të rrëmbejnë një fitore jetike 1-2 në minutat shtesë.

Ndeshja nisi me avantazhin e Liverpoolit falë golit të Mohamed Salah në minutën e 29-të, por Evertoni reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Beto në minutën e 54-t.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, kapiteni Virgil van Dijk u shfaq si hero në minutën e 90+10-të, duke goditur saktë me kokë pas një goditjeje këndi për të dërguar tifozët mysafirë në ekstazë.

jo fitore jo vetëm që i jep Liverpoolit prestigjin e derbit, por i mban ata fuqishëm në garë për një vend në Champions League, ndërsa lë Evertonin me shijen e hidhur të një humbjeje që erdhi pas një beteje tejet intensive dhe me shumë dëmtime e ndërhyrje të VAR-it.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU