Sonte në orën 19:30, palestra “Karagaçi” do të jetë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Play-off-it në Superligën e Kosovës, ku KB Peja pret KB Trepçën në një moment kritik të sezonit.
“Minatorët” vijnë në këtë përballje me avantazhin 1-0 në seri pas fitores në ndeshjen e parë, duke i vendosur pejanët nën presionin e detyrueshëm për të fituar në terrenin e tyre.
Peja do të kërkojë të përmbysë parashikimet për të barazuar serinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për finalen e madhe.


