Lajm i rëndë për Paris Saint-Germain përpara përballjes vendimtare në “Allianz Arena”: mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, do të mungojë në sfidën kundër Bayern Munich-ut.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrice Hawkins (RMC), ylli maroken ka pësuar një çarje të muskulit në kofshë, gjë që e bën të pamundur grumbullimin e tij për këtë ndeshje.
Ky lëndim konsiderohet si një goditje e madhe për planet taktike të PSG-së, duke pasur parasysh rëndësinë e Hakimit në fazën ofensive dhe mbrojtëse, ndërkohë që klubi shpreson në një rikuperim sa më të shpejtë të tij për pjesën e mbetur të sezonit.


