Kurti nis vizitë zyrtare në Armeni, merr pjesë në samitin evropian në Yerevan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Armeni.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë qëndrimit në Yerevan, Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me liderë shtetesh dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Po ashtu, ai do të jetë pjesëmarrës edhe në konferencën ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”, ku do të diskutohen çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

Vizita e Kurtit në Armeni vjen në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe thellimin e marrëdhënieve me partnerët evropianë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU