Një rast i cilësuar si “vrasje në tentativë” është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave.
Sipas Policisë, përveç dëmtimeve materiale në veturën e viktimave, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa rasti është duke u hetuar





