Superliga e Kosovës nis me dy superderbi në xhiron e parë

Është hedhur sot shorti për edicionin garues 2026/2027 në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku klubet kanë mësuar kalendarin dhe kundërshtarët e tyre për javën hapëse të kampionatit.

Shorti, i organizuar nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës në selinë e FFK-së, ka përcaktuar pesë përballje interesante për xhiron e parë, ku spikasin ndeshjet Llapi – Drita dhe Prishtina – Ballkani.

Çiftet e xhiros së parë janë:

Drenica – Dukagjini

Llapi – Drita

Prishtina – Ballkani

Feronikeli ’74 – Gjilani

Vushtrria – Malisheva

Me hedhjen e shortit, skuadrat tashmë kanë një pasqyrë të plotë të kalendarit të sezonit të ri, derisa pritet që Federata e Futbollit e Kosovës të publikojë edhe datat dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së parë.

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës nis më 15 Gusht

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU