​Mira Murati merr pjesë në Met Gala

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora me famë në botën teknologjike, ka shkelur në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, duke marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të modës, Met Gala.

Ajo u duk me një fustan të zi me elemente në ngjyrë ari, ndërsa tema e këtij viti ishte “Costume Art”.

Në 2024, ajo la rolin e drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI, kompanisë lidere të inteligjencës artificiale, për të themeluar startup-in e saj, Thinking Machines Lab, vitin e kaluar.

“Ajo mund të mos ketë ende të njëjtin nivel njohjeje si drejtues të tjerë të teknologjisë si Tim Cook, Bill Gates apo Mark Zuckerberg — por Mira Murati është një nga sipërmarrëset më të ndjekura në Silicon Valley”, shkruan revista Fortune, përcjell KosovaPress.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU