Aksioni në Agjencinë Kadastrale përfundon me të arrestuar

Një person ka përfunduar në pranga gjatë aksionit të sotëm të Prokurorisë Themelore në Agjencinë Kadastrale në Prishtinë.

Personi i arrestuar dyshohet se është zyrtar i këtij institucioni.

Sinjali mëson se aksioni lidhet me një rast të mëhershëm për dallavere me prona, ku më herët ka pasur edhe arrestime.

Aksioni është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU