Cristiano Ronaldo vazhdon të rishkruajë librat e historisë së futbollit, duke arritur jubileun e 100 golave në ligën elitare të Arabisë Saudite gjatë fitores 4-2 të Al Nassr kundër Al Shabab.
Në moshën 41-vjeçare, portugezi u bë lojtari i parë dhe i vetëm në histori që shënon mbi 100 gola në tri kampionate të ndryshme (Premier League, La Liga dhe Saudi Pro League), duke e çuar bilancin e tij total në 971 gola në karrierë.
Ky realizim vjen në një moment kritik për garën për titull, ku Al Nassr po lufton dhëmbë për dhëmbë me Al-Hilal, ndërsa barriera mitike e 1,000 golave tani duket më e arritshme se kurrë për “yllin” portugez.
KosovaPress


