“Della” e Taynës thyen kufijtë, ‘pushton’ playlistat më të nxehta evropiane

Vetëm 24 orë pas publikimit të albumit të saj më të ri të titulluar ‘Genesis’, Tayna ka arritur të thyejë kufijtë lokalë duke u shndërruar në kryefjalën e muzikës në tregun evropian. Albumi, i cili përmban gjithsej 13 këngë, u lançua fillimisht në platformën Spotify në mesnatën e 8 majit, për t’u pasuar mbrëmjen e djeshme me publikimin e videoklipeve në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

Publikimi i menjëhershëm i videoklipeve në YouTube ka gjeneruar miliona klikime brenda pak orëve, duke treguar se interesi për rikthimin e fuqishëm të artistes është në kulmin e tij.

Ajo që e bën këtë lançim të jashtëzakonshëm është depërtimi i menjëhershëm në playlistat më prestigjioze evropiane.

Kënga “Della”, e cila u lansua në platformën Youtube pak ditë para albumit, është renditur krah hiteve botërore në “New Music Friday Switzerland” dhe “New Music Friday Deutschland”. Ky pozicionim në tregun e Gjermanisë dhe Zvicrës vërteton se muzika e Tayna-s ka tejkaluar barrierat gjuhësore, duke u bërë pjesë e rëndësishme e “vibe-it” evropian

Vazhdimësia pas hiteve “Muza” dhe “Vena”

Suksesi i albumit ‘Genesis’ nuk vjen si rastësi, por si një vazhdimësi e punës së palodhshme të artistes. Pas suksesit të padiskutueshëm me këngët “Muza” dhe “Vena”, të cilat hapën rrugën drejt top-listave ditë më parë, projekti i ri vjen për të vulosur dominimin e Tayna-s në industrinë muzikore shqiptare dhe atë ndërkombëtare për vitin 2026.

Genesis’ – Një fillim i ri për artisten

Fansat po e vlerësojnë albumin si një nga projektet më kualitative të vitit, duke e cilësuar atë si “kolonën zanore” që do të shoqërojë këtë sezon veror në çdo klub dhe makinë, jo vetëm në trojet shqiptare, por në mbarë diasporën. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU