Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Havolli, së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë vizituar klubin e FC Prishtina në kryeqytet.
Gjatë vizitës, ata janë pritur nga drejtues të klubit dhe kanë parë nga afër kushtet e punës dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive në klub.
Havolli, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së futbollit vendor dhe zhvillimit të talenteve të reja në Prishtinë dhe në Kosovë.
Vizita është zhvilluar në kuadër të takimeve me institucione sportive dhe organizata vendore në kryeqytet.



