FIFA ka uruar Kosovo me rastin e 10-vjetorit të pranimit në FIFA. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përmes një postimi në Instagram ka vlerësuar zhvillimin e futbollit kosovar gjatë dekadës së fundit.
“Gjatë dekadës së kaluar, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë e tifozë të rinj”, shkroi Infantino, duke theksuar se FIFA do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e futbollit në vend.
Ai gjithashtu përmendi kontributin e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, si dhe punën e presidentit aktual, Agim Ademi.
Kosova u pranua zyrtarisht në FIFA më 13 maj 2016, duke shënuar një nga momentet më historike për futbollin kosovar.

https://www.instagram.com/p/DYVErW3iGbc/?img_index=4&igsh=MXoxOXEyZG04eWp3


