Barcelona po përgatitet për një ndryshim të madh në repartin ofensiv, pasi Robert Lewandowski pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Sulmuesi polak ka në tavolinë disa oferta, përfshirë MLS-në, klubet e Serie A si Milan dhe Juventus, si dhe interesim nga Arabia Saudite.
Sipas mediave ndërkombëtare, Lewandowski mund të joshet edhe nga një ofertë e madhe e Al Hilal, që raportohet se i ka ofruar rreth 90 milionë euro në sezon për të siguruar shërbimet e tij.
Në këtë situatë, Barcelona ka nisur të kërkojë një zëvendësues afatgjatë dhe emri që ka dalë në krye të listës është sulmuesi brazilian João Pedro, aktualisht pjesë e Chelsea.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Chelsea e ka blerë lojtarin për rreth 60 milionë euro dhe sipas raportimeve kërkon rreth 100 milionë euro për ta lënë të lirë, duke pasur parasysh kontratën afatgjatë të sulmuesit.
Barcelona pritet të vlerësojë opsionet e saj financiare para se të ndërmarrë hapa konkretë për afrimin e brazilianit në Camp Nou.


