Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani do pushtet dhe ka ambicie politike.

“Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike. Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Po e ritheksoj për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka ritheksuar se për Osmanin nuk kanë votë për presidente.

Ka thënë se presidenti duhet të jetë jashtë skenës aktuale politike.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Osmanit lidhur se po kërkohet qira për Bondsteelin.

Bondsteel nuk i ka borxh askujt sepse pronat private që i ka marrë në shfrytëzim tashmë paguan qira. Për shëndetin e demokracisë sonë dhe pak për forcimin e opozitës është e rëndësishme që të mos shkojnë në Amerikë, ta marrin Amerikën e ta sulmojnë kryeministrin e Kosovës. Po duket që po, po e bën edhe Osmani. Blloku opozitar e ka metodë të punës tërësisht të gabueshme që ta marrë Amerikën që ta godet Albin Kurtin. A aq i fortë jam unë sa ta marrin Amerikën për të më goditur mua që të ma lënë pak shenjë? Kjo është shumë irracionale”, tha Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU