Takim i ngrohtë me qytetarët në Kodrën e Trimave – Rrustem Mustafa: Bashkë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar

Sot, në familjen Krasniqi në Kodrën e Trimave, së bashku me Eman Rrahmani, zhvilluan një bashkëbisedim të afërt me qytetarë që çdo ditë përballen me sfida, por që ruajnë shpresën dhe besimin për një Kosovë më të mirë.

Gjatë takimit u diskutua për familjen, punësimin dhe të ardhmen e të rinjve, ndërsa u theksua nevoja për lidership që dëgjon qytetarët, bashkon njerëzit dhe punon me përgjegjësi për zhvillimin e vendit.

Rrustem Mustafa falënderoi familjen Krasniqi për mikpritjen dhe qytetarët për mbështetjen në këtë rrugëtim zgjedhor, duke theksuar se besimi i qytetarëve do të kthehet në punë konkrete dhe përkushtim ndaj secilit.

“Së bashku ecim përpara për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë”, u shpreh ai.

#PDK125 #RrustemMustafa #Nr15 🇽🇰

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU