Pas reagimeve dhe akuzave të shumta në opinion publik, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me pretendimet se kishte ofenduar presidenten Vjosa Osmani duke e quajtur “frizerkë”.
Përmes një reagimi publik, ai ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke thënë se nuk ka përdorur një gjuhë të tillë ndaj presidentes apo ndaj asnjë gruaje.
Konjufca theksoi se deklaratat e raportuara nuk përfaqësojnë qëndrimet e tij dhe se debati politik nuk duhet të degradojë në ofendime personale.
Reagimi i tij ka ardhur pasi deklarata të tilla nxiten diskutime dhe reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik./Raporto24/







