Mbyllet pjesa e parë e finales së Europa Ligë: Aston Villa dominon Freiburgun

Në finalen e madhe të Europa League që po zhvillohet në “Besiktas Park”, Aston Villa ka mbyllur pjesën e parë me një avantazh komod 2-0 ndaj Freiburgut, duke hedhur një hap të sigurt drejt trofeut kontinental.

Skuadra e Unai Emery-t dominoi totalisht 45 minutat e para, duke zhbllokuar fillimisht shifrat në minutën e 41-të me anë të Youri Tielemans pas asistit të Rogers, përpara se Emiliano Buendia të realizonte një eurogol të vërtetë në sekondat e fundit shtesë (45+3′) duke e dërguar topin në trekëndësh pas pasimit të McGinn.

Gjermanët e Freiburgut rrezikuan seriozisht vetëm në dy momente me anë të Hofler dhe Manzambi, por anglezët kontrolluan gjithçka me autoritet dhe janë vetëm 45 minuta larg shkrimit të historisë në Evropë.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU