Dy nxënës janë kapur me armë në ambientet e një shkolle në Skenderaj.
Policia njofton se gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, karikator, 19 fishekë, një predhë dhe një thikë.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.





