Kurti me emërimin e radhës, Driton Hyseni që nuk hyri në garë zgjedhore bëhet zëvendësministër

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka emëruar Driton Hysenin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Hyseni për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, tha Zyra e Kryeministrit në njoftim.

Hyseni nuk u përfshi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU