Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të PZAP-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, duke vërtetuar vendimin e mëparshëm të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vendimi është marrë më 22 maj 2026, pas shqyrtimit të ankesës së dorëzuar kundër vendimit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Supremja ka vlerësuar se pretendimet e Listës Serbe nuk mbështeten në prova konkrete dhe se publikimet mediale nuk mund të konsiderohen si dëshmi juridike për të vërtetuar pretendimet e ngritura.

Gjykata theksoi gjithashtu se barra e provës i takon ankuesit dhe se vendimi i PZAP-së është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Me këtë vendim, mbetet në fuqi certifikimi i kandidatëve dhe procesi zgjedhor vazhdon sipas afateve të përcaktuaraProkuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve U.Z., dhe K.K., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak se dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sipas kërkesës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar autorizimet e tyre me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke dëmtuar të dëmtuarën R.L. nga Prizreni. I pandehuri U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të kredisë nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në shumë prej 24,000 euro nga llogaria e saj pa dijeninë e saj, ndërsa i pandehuri K.K., në cilësinë e analistit të kredisë, ka ekzekutuar transferin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve nga 12,000 euro për secilin”.Me këto veprime, Prokuroria tha se të pandehurit e lartcekur, të dëmtuarën e kanë ngarkuar me kredi fiktive në vlerë prej 25,000 euro dhe procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.

Lidhur me rastin, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve dhe janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale, të rëndësishme për zhvillimin e procedurës hetimore

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU