Dy të mitura janë sulmuar fizikisht nga një person në Leposaviq, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2026, rreth orës 23:35. I dyshuari, mashkull shtetas i Serbisë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vajza të mitura dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se viktimat nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa njësitë relevante janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.





