Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vazhduar të takojë familje nga vende të ndryshme të Kosovës. I pari i PDK’së, ka thënë se çmimet në vend po janë sikur në Evropë, por jo edhe pagat e pensionet.
Hamza ka shkruar se duhet t’i thuhet ‘’stop’’ krizës ekonomike e sociale.
‘’Janë shtrenjtu gjërat shumë, mendoj që mundemi ma ndryshe, mundemi ma mirë, mundemi me i ndal do kriza, mungesë stabiliteti institucional’’, ka thënë ai, përcjell
Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale.
Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike.
Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit.
Do të hapim një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës.
Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën.





