Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës

për ta mbështetur IPK-në në çdo dimension: në fuqizimin e kapaciteteve profesionale; në garantimin e pavarësisë funksionale; në përmirësimin e kornizës ligjore, dhe në modernizimin teknologjik të saj.

Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe një shtet më i drejtë do të thotë më shumë besim për qytetarët.

Në fund dua të theksoj që integriteti është standardi i detyrueshëm i shtetit. Është obligim moral dhe mbi të gjitha obligim ligjor. Ky kontroll institucional është një nga forcat më të mëdha të demokracisë sonë. E, me këtë rast dua të shpreh vlerësimin më të lartë për të gjithë zyrtarët e IPK-së, të cilët besojnë në rolin e tyre të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit shtetëror dhe të besimit qytetarë.

Ankesat e qytetarëve duhet përherë t’i konsiderojmë si kërkesa për bashkëpunim ë me shtetin. Dhe ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë me qytetarët, sepse atyre ju shërbejmë. Puna juaj është me rëndësi të veçantë dhe shtetndërtuese.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU