Aksidenti ndërmjet kamionetës së FSK-së dhe automjetit: Vdes një nga të lënduarit

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në magjistralen Gjakovë – Klinë
Njëri nga tre personat e lënduar në aksidentin e sotëm që ndodhi në magjistralen Gjakovë – Klinë, ku u përfshinë një veturë dhe një kamionetë e FSK-së, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se viktima është një 47-vjeçar.
“Sot, më 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë, ku si pasojë tre persona kanë marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi.
Raporto24 kishte raportuar gjatë ditës për aksidentin e rëndë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU