Kryeministri Kurti uron besimtarët për Kurban Bajram: Thirrje për solidaritet dhe mirësi

Në mesazhin e tij urues, kryeministri theksoi rëndësinë e dashamirësisë, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, duke bërë thirrje që të mirat të ndahen me miqtë, fqinjët dhe nevojtarët.
“Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë”, thuhet në urimin e kryeministrit.
Ai uroi që kjo festë të sjellë mirësi, begati dhe mbarësi për të gjithë qytetarët./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU