Katër persona janë arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:59 në rrugën “Xhemajl Mustafa”.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa katër të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.





