Ish-presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar kontributin e Bashkësia Islame e Kosovës gjatë vizitës në pritjen e organizuar nga myftiu Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton KosovaPress.
Osmani theksoi se BIK-u vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm si në aspektin humanitar, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Dua edhe sot të falënderoj myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij për punën që e bëjnë në dy rrafshe: duke i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, jo vetëm në këtë Bajram, por në çdo situatë, duke u siguruar që ata i kanë sofrat plot. Në të njëjtën kohë, i falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur për ta ngritur edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe për ta forcuar atë. Ky është një kontribut atdhetar që Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon ta japë dhe për të cilin jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, deklaroi Osman





