Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Raporto24 detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në Rogovë të Hasit.
Sipas saj, rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, deri më tani si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar”, thuhet në konfirmimin e Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Raporto24/
Aksident në Rogovë të Hasit, përfshihet një kombi me ushtarë të FSK-së – dyshohet për të lënduar





