Pas një hetimi nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krime të Rënda dhe Hetime (DKKO) në Gjilan, është ndaluar i dyshuari me iniciale S.S, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas dosjes, S.S., për gati shtatë vjet, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës në Komunën e Kllokotit, ka përfituar mbi 39 mijë euro pa shkuar fare në punë, transmeton Klankosova.tv
Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit kanë nisur hetimet, ndërsa brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Autoritetet theksojnë se rasti po trajtohet me prioritet, ndërsa veprimet e mëtejme hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente. /Klankosova.tv





