Është rikthyer furnizimi me energji elektrike në lagjen Aktash të Prishtinës, pas rreth një ore e gjysmë ndërprerjeje të shkaktuar nga një prishje në rrjet.
Energjia elektrike në rrugën “Lord Bajron” dhe zonat përreth ishte ndërprerë pak pas orës 20:30, duke lënë pa rrymë banorë dhe biznese të kësaj pjese të kryeqytetit.
Nga KEDS-i kishin konfirmuar KosovaPress-it se ndërprerja ishte pasojë e një defekti teknik, ndërsa ekipet e tyre ishin angazhuar për sanimin e problemit.
Furnizimi me energji elektrike është rikthyer pas rreth 90 minutash, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e prishjes.
Probleme me energjinë elektrike në lagjen Aktash, por edhe në pjesë të tjera të Prishtinës, janë raportuar edhe më herët gjatë këtij muaji.





