Gjilani në mbështetje të Vjosa Osmanit

Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi rëndësinë e Anamoravës dhe mbështetjen e palëkundur që ky rajon i ka dhënë gjithmonë proceseve shtetndërtuese të Kosovës.

“Gjilani dhe e gjithë Anamorava kanë qenë gjithmonë shtylla të palëkundura të Republikës sonë. Sot, ne jemi bashkë për të dëshmuar se rruga jonë drejt forcimit të shtetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik është e pakthyeshme”, deklaroi Osmani mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

Në fjalimin e saj, bartësja e listës së LDK-së u ndal gjerësisht te nevoja për stabilitet institucional, fuqizim të rendit dhe ligjit, si dhe mbështetje direkte për familjet kosovare, rininë dhe gratë në sipërmarrje. Ajo premtoi se do të mbetet garantuese e Kushtetutës dhe zëri i secilit qytetar pa dallim.

“Kosovës i duhet një udhëheqje që mbron dinjitetin e qytetarëve të saj, që krijon mundësi për rininë këtu në vendin tonë dhe që garanton drejtësi e barazi. Mandati im i dytë do të jetë i përkushtuar plotësisht ndaj ruajtjes së aleancave tona strategjike dhe dërgimit të Kosovës përpara”, shtoi ajo.

Në përmbyllje të tubimit elektoral, Osmani ftoi strukturat e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit që të në mënyrë masive të orfojnë mbështetjen në ditët në vijim, duke e cilësuar votën e tyre si përcaktuese për drejtimin që do të marrë vendi.

Tubimi në Gjilan u përmbyll në një atmosferë entuziaste, ku të pranishmit shprehën përkrahjen e tyre për kandidaturën e Osmanit edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU