Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Hanit të Elezit, qytet që e ka quajtur si portë jugore të shtetit.
Hamza ka thënë se nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën.
Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
“Kur hyni në Kosovë nga jugu, porta e parë e hapur për ju është Hani i Elezit. Një qytet që na lidh me Ballkanin dhe Evropën, simbol i një Kosove mikpritëse.
Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën.
Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Faleminderit për mbështetjen, Hani i Elezit!
#PDK125 “, ka shkruar Hamza.


