Njëri nga të viktimat në Shëngjin është nga Gllobari i Drenasit, Lladrovci shpreh ngushëllime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Binaku pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit.

Në një telegram ngushëllimi, Lladrovci tha se humbja e të riut ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit.

“Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen Binaku dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, Lladrovci ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto momente të vështira.

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën të mërkurën në plazhin e Shëngjin, pasi u morën nga dallgët gjatë larjes në det, ndërsa ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në Kosovë dhe Shqipëri.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e kryetarit të Drenasit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU