Qytetari e dorëzon në polici telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Dje, një qytetare ka raportuar në polici se, derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut, i kishin humbur telefoni mobil dhe portofoli, brenda të cilit kishte edhe një shumë parash.

Rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka deklaruar se sendet e humbura ishin gjetur nga babai i tij. Ai, sipas udhëzimit të të atit, i ka dorëzuar menjëherë sendet e gjetura në polici.

Pas verifikimeve të nevojshme, zyrtarët policorë kanë bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe të parave tek pronarja e tyre.

Policia ka falënderuar qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin e përgjegjshëm dhe shembullor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet e rendit, i cili kontribuon në rritjen e sigurisë dhe besimit në komunitet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU