Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga aktiviteti i saj në Dobrajë të Lipjanit, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani falënderoi banorët e Dobrajës së Madhe dhe qytetarët e Lipjanit për pritjen që iu bë gjatë vizitës së saj.
“Faleminderit Dobrajë e Madhe! Faleminderit Lipjan! Faleminderit kryetar Imri Ahmeti!”, shkroi ajo në postimin e publikuar në Facebook.


