Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka lënë një koment të fuqishëm nën postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Në komentin e tij, Haradinaj shkruan: “Partneriteti dhe aleanca jonë kanë qenë gur themeli i shtetësisë sonë. Qershori i vitit 1996 shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë. Mbetemi thellësisht mirënjohës për partneritetin, mbështetjen dhe solidaritetin që kanë rezistuar gjatë viteve. Përgjithmonë mirënjohës. Përgjithmonë aleatë”.
Komenti i Daut Haradinajt ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është perkrahur gjerësisht nga qytetarët e shumtë, duke u bërë një nga komentet më të pëlqyera nën postimin e Ambasadës amerikane.
Ky reagim vjen në kuadër të postimit të ambasadës që kujton hapjen e zyrës së parë zyrtare amerikane në Prishtinë në qershor 1996, një hap i vogël që u shndërrua në partneritet të fuqishëm.


