Prizreni, krejt për shtet sepse shtet për krejt”, ka shkruar kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, në një postim të publikuar nga takimi me qytetarë në Prizren.
Zyba ka publikuar fotografi nga atmosfera e takimit në qytetin historik, duke theksuar mbështetjen për konceptin e “shtetit për krejt”, slogan që po përdoret në tubimet dhe aktivitetet elektorale të Vetëvendosjes.
Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale shihen qytetarë dhe simpatizantë të shumtë, ndërsa mesazhi i tij është interpretuar si thirrje për vazhdimin e politikave që, sipas tij, forcojnë shtetin dhe barazinë për të gjithë qytetarët






