Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 09:30, komuna me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Dragashi, me vetëm 1.15% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Pas saj renditen Mamushë me 1.22%, Gjakova me 2.49%, si dhe Klinë me 1.95% dhe Rahovec me 1.87%, të cilat po ashtu shënojnë pjesëmarrje të ulët në këtë fazë të hershme të ditës zgjedhore.

Në anën tjetër, pjesëmarrjen më të lartë deri në këtë orë e ka shënuar Mitrovica e Veriut me 10.67%, e ndjekur nga Zveçani me 10.13%, duke treguar dallime të mëdha mes komunave në nisje të procesit të votimit.

Zgjedhjet e sotme po zhvillohen në të gjithë Kosovën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU